Rreth Nesh

ONIX Group SH.P.K., një kompani vendase e themeluar si një biznes familjar në vitet 90, ka përparuar gradualisht ndër vite për të arritur statusin e një mikro-korporate. Tani e gjen në një fabrikë prej 1,200 m2 në Lipjan. 

Me një përvojë mbi 20 vjeçare në sektorin e prerjes, dhënies së formës dhe procesimit të gurëve të mesëm dhe granitit, kompania është e specializuar në këtë fushë. Produktet e saj janë të shquara jo vetëm në tregun vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, me një fokus të veçantë në tregjet e Zvicrës dhe Gjermanisë. 

Gjatë viteve të fundit, kompania ka shënuar një rritje të ndjeshme dhe ka bërë investime në teknologji të reja të avancuara në treg. Teknologjia dhe pasioni për bukurinë e materialeve natyrore bashkohen në harmoni në ONYX Group. Misioni ynë është të krijojmë një eksperiencë të unike për klientët tanë duke ofruar produkte me vlerë, cilësi të lartë dhe përgjegjësi ndaj mjedisit.




Ne punojmë me pasion dhe përkushtim për të krijuar produkte të cilat tejkalojnë standardet e zakonshme. Cilësia është mbi të gjitha, dhe ne vazhdimisht kërkojmë inovacione dhe metoda të reja për të përmirësuar cilësinë dhe performancën e produkteve tona.

Jemi të përkushtuar ndaj përdorimit të praktikave të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Duke përdorur teknologji të përparuar, ne kujdesemi për të zvogëluar ndikimin tonë në mjedis dhe për të lejuar një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Ne besojmë në ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët, bashkëpunëtorët dhe komunitetin tonë. Ndërtojmë besueshmëri dhe transparencë në çdo fazë të bashkëpunimit dhe ruajmë një angazhim të vazhdueshëm për të mbështetur suksesin e klientëve tanë.


Për ne, gurët nuk janë thjesht materiale, por janë vepra arti që natyra i ka krijuar. Ne punojmë për të sjellë përpara klientëve tanë dizajne të veçanta dhe forma të harmonike që dhurojnë një element të veçantë në çdo ambient. Ne jemi ONIX Group - një burim i besueshëm, ndërtues të hapësirave të brendshme e të jashtme dhe krijuar për të zgjidhur nevojat më ekskluzive të klientëve tanë.